Linjë nënujore Shqipëri-Egjipt/ Balluku: Me rëndësi për projektet ndërkontinentale

schedule12:39 - 5 Shkurt, 2024

schedule 12:39 - 5 Shkurt, 2024

Shqipëria dhe Egjipti do të kenë një linjë kabllore nënujore duke u bërë pjesë e një rrjeti global të komunikimit të të dhënave si dhe të rrisë konkurrencën në tregjet ndërkombëtare.

Marrëveshja u nënshkrua më herët mes kompanisë 4iG dhe Telecom Egypt dhe sot u firmos edhe marrëveshja e mirëkuptimit mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë 4iG për ndërtimin e linjës kabllore nënujore.

Zv.kryeministrja, Belinda Balluku në fjalën e saj tha se projekti mes Shqipërisë dhe Egjiptit do të jetë një sukses i radhës.

Këto projekte që kemi zhvilluar dhe ato të reja, si ajo sot mes Shqipërisë dhe Egjiptit, do të jetë një tjetër sukses i radhës. Kjo për shkak të seriozitetit të projektit”, u shpreh Balluku.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!