I riu gjendet i vdekur në qendrën e riatdhesimeve, emigrantët përplasen me policinë

schedule09:28 - 5 Shkurt, 2024

schedule 09:28 - 5 Shkurt, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një qendër riatdhesimi Ponte Galeria në Romë, ku një emigrant 22-vjeçar u gjet i vdekur, ndërsa dyshohet se u vetëvra. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës.

Menjëherë pas ngjarjes kanë nisur trazirat, kur disa të strehuar u përpoqën të thyenin një derë hekuri, hodhën gurë në drejtim të stafit dhe tentuan t’i vënë flakën një makine.

Si pasojë e përleshjeve, kanë mbetur të plagosur dy karabinierë.

Në protesta morën pjesë rreth gjashtëdhjetë persona që ishin akomoduar në këtë qendër.

/abcnews.al