Një 36 vjeçar ka mbetur i vdekur dhe 5 persona të tjerë u plagosën në një aksident që ndodhi gjatë pasdites në aksin Korçë- Kapshticë, në afërsi të fshatit Belorte.
Mjeti në të cilën udhëtonte i vetëm 36-vjeçari Elvis Mizaku u përplas “kokë më kokë” me automjetin që drejtohej nga 23 vjeçari Kristian Hoxha, me të cilin udhëtonin edhe 4 persona të tjerë.
Nga përplasja e fortë, Elvis Mizaku vjeçari mbeti i bllokuar në mjet për disa minuta, por pasi u nxor prej tij nga forcat e zjarrfikëses, humbi jetën gjatë transportit drejt spitalit të Korçës.
Të lënduar nga aksidenti mbeti drejtuesi i mjetit tjetër dhe 4 pasagjerët e tij.
Policia tha se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë dhe parakalimit të gabuar të 23 vjeçarit Hoxha.
/abcnews.al