Tjetër sukses për xhudisten “Dardane”, Distria Krasniqi fiton të artën në Grand Slam-in e Parisit

schedule19:16 - 2 Shkurt, 2024

schedule 19:16 - 2 Shkurt, 2024

Mund të thuhet me plot gojë se është një nga më të mirat e historisë, në sportin e xhudos, në gjithë trojet shqiptare. Bëhet fjalë për 28-vjeçaren, Distria Krasniqi, e cila këtë të premte ia doli të mbronte me sukses, titullin e kampiones, në kategorinë deri 52 kg, në Grand Slam-in e madh të Parisit.

Në finalen e madhe të kompeticionit, Distria mposhti britaniken, me “ëazari”, Chelsea Giles, në një përballje të dominuar totalisht nga “Dardanja”, duke thelluar kështu rezultatin personal ndaj saj, në 4 me 1.

Kështu, Krasniqi shton edhe një tjetër të artë, mes arritjeve të saj, duke fituar kështu 1000 pikë të tjera, në listën botërore të xhudisteve, duke forcuar edhe më shumë pozitat e saj, në vendin e parë të kategorisë deri në 52 kg. /i.m /abcnews.al