“Shkatërruesi” i mesfushës, Arturo Vidal u rikthye në Kili pas plot 17 vitesh karrierë të ndarë mes Evropës dhe Brazilit, me vendasit e pritën ish-“yllin” e tyre me shumë entuziazëm teksa mesfushori do të veshë sërish fanellën e “gjigantëve” vendas, të Colo-Colo klub me të cilin nisi karrierën në vitin 2005 e qëndroi për plot 2 sezone.
Ish-“ylli” i Juventus, Inter e Barcelona, tashmë 36-vjeçar u prezantua në stadiumin “Monumental” para 35.000 personave ndërsa klubi kishte menduar çdo detaj. Vidal mbërriti në stadium me helikopter ndërsa më pas mbërriti një veshje speciale, pelerina, shpata dhe kali për ta nderuar mesfushorin e për ta shndërruar në personazhin “Rey Arturo” ashtu edhe është njohur përgjatë karrierës së tij.
Një prezantim fantastik me Vidal që theksoi se ndjehej i emocionuar duke qenë se diçka e tillë nuk është parë në botën e futbollit e duket se të tilla prezantimeve të rikthimeve të futbollistëve në klubet e tyre janë kthyer në modë, teksa vetëm pak ditë më parë, “gjigantët” meksikanë, të Chivas prezantuan ish-“yllin” e tyre, Chicharito Hernandez, në mënyrë spektakolare. /i.m /abcnews.al