Një pikë këmbimi vlutor ra pre e një grabitje orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Ngjarja u shënua pranë urës së Insitut Bujqësor, në rrugën “Kastriotët”. Rreth orës 3 të mëngjesit 3 persona të maskuar, kanë mundur të hyjnë brenda pikës valutore, ndërsa me sende të forta që I kishin me vete kanë thyer murin e këtij biznesi dhe kanë arritur që të hyjnë tek arka ku mbaheshin paratë.
Mësohet se autorët pasi kanë hyrë në pikën e këmbimit valuator, fillimisht kanë shkëputur dhe marrë pajisjet e rregjistrimit të kamerave të sigurisë, ndërsa me pas sipas policisë kanë marrë një shumë prej 300 mijë lekësh. Ndërkohë AbcNeës, mëson se pronarët e kësaj pike të këmimit valuator pretendojnë se brenda biznesit të tyre është marrë një shumë rreth 1 milion lekë.
Policia ka hapur disa nga kamerat e sigurisë në zonë, ku në të shfaqen 3 autorët, por identifikimi I tyre nuk është bërë I mundur për shkak se maskave që kishin në fytyrë.
3 grabitësit janë larguar me një automjet tip BMË, që policia po e verifikon se kujt I përket dhe nëse rezulton të jetë I vjedhur. /abcnews.al


