Sulme të ashpra afër Kherson, vriten dy vullnetarë francezë, tre të plagosur

schedule08:22 - 2 Shkurt, 2024

schedule 08:22 - 2 Shkurt, 2024

Nuk ndalet agresioni rus në Ukrainë. Autoritetet ukrainase thonë se dy vullnetarë francezë u vranë dhe tre të huaj të tjerë u plagosën gjatë një sulmi rus në qytetin jugor Beryslav, afër Kherson.

Lajmi u dha nga guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin.

“Vullnetarët e huaj u vranë dhe u plagosën për shkak të një sulmi armik në Beryslav,” shkroi guvernatori Prokudin në Telegram.

“Ushtria ruse vrau dy shtetas francezë dhe tre të huaj të tjerë u plagosën lehtë”, shtoi më tej ai, pa specifikuar funksionet e sakta të këtyre “vullnetarëve”.

/abcnews.al