Pas 4 muajve diskutime drafti që do të ligjërojë bastet online është rikthyer për në Kuvend.
Zv. ministrja e Financave Vasilika Vjero theksoi se në bashkëpunim me grupet e interesit janë riparë kriteret për kompanitë që do licensohen që lidhen me eksperiencën apo me kapitalin që duhen të kenë për të aplikuar.
Një tjetër ndryshim në draft është parashikuar edhe për moshën e lojtarëve në bingo dhe lotaritë kombëtare ku është propozuar ulja në 18 vjeç nga 21 që ishte.
Kreu i komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi tha se futja e kazinove online është lënë për një moment të dytë pasi kërkohen një sërë ndryshimesh ligjore
Drafti për lojërat e fatit pritet të kalojë për miratim në datën 8 shkurt në Kuvend.
/abcnews.al/