Jemeni thirrje BE-së të rrisë presionin ndaj Houthi

schedule13:53 - 1 Shkurt, 2024

schedule 13:53 - 1 Shkurt, 2024

Ministri i Jashtëm i Jemenit i kërkoi Bashkimit Europian të enjten të rrisë presionin ndaj Houthu, të cilët po sulmojnë anijet tregtare në Detin e Kuq.

Militantët Houthi thonë se veprimet e tyre janë një demonstrim solidariteti me palestinezët në mes të luftës së Izraelit kundër militantëve të Hamasit në Gaza, por sulmet kanë ndërprerë transportin detar, duke shkaktuar sulme amerikane dhe britanike ndaj objektivave Houthi në Jemen.

BE-ja prej 27 vendesh synon të nisë misionin e saj detar në Detin e Kuq deri në mes të shkurtit për të ndihmuar në mbrojtjen e anijeve atje.

“Vetëm sulmi ndaj Houthi nuk do të mjaftojë. Ne kemi nevojë për zgjidhje afatmesme dhe afatgjata.

BE-ja ka një qasje të gabuar. Ata duhet të ushtrojnë më shumë presion mbi Houthi, si p.sh. duke i cilësuar ata si një grup terrorist. Argumenti i tyre është se nëse e miratojnë këtë, atëherë kjo do të përkeqësojë situatën humanitare.

Por kjo qasje nuk funksionoi. Houthi-t ende po shantazhojnë komunitetin ndërkombëtar dhe situata humanitare nuk është përmirësuar.

Houthi-t nuk do të ndalen kurrë. Ata kanë ideologjinë se si grup kanë të drejtën hyjnore të sundojnë në Jemen”,  tha Ahmed Aëad bin Mubarak, ministër i jashtëm në qeverinë e Jemenit me bazë në Aden.

Mubarak shtoi se ata ishin gjithashtu pjesë e strategjisë rajonale të Iranit. Ai bëri thirrje për më shumë mbështetje të BE-së për ndërtimin e institucioneve jemenase si rojet bregdetare dhe që ndihma humanitare të kanalizohet përmes bankës qendrore në Aden.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!