Zelensky: Mbështetja e vazhdueshme e BE-së do të forcojë ekonominë e Ukrainës

schedule12:57 - 1 Shkurt, 2024

schedule 12:57 - 1 Shkurt, 2024

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se mbështetja e vazhdueshme financiare e Bashkimit Europian do të forcojë stabilitetin ekonomik dhe financiar të atij vendi.

“I jam mirënjohës Charles Michel dhe liderëve të BE-së për krijimin e një fondi për Ukrainën prej 50 miliardë eurosh për periudhën 2024-2027.

Është shumë e rëndësishme që vendimi është marrë nga të 27 liderët, gjë që dëshmon edhe një herë unitetin e forte të Unionit”, tha Zelensky në rrjetin social X.

Ai shtoi se “mbështetja e vazhdueshme financiare e BE-së për Ukrainën do të forcojë stabilitetin afatgjatë ekonomik dhe financiar, i cili nuk është më pak i rëndësishëm se ndihma ushtarake dhe sanksionet kundër Rusisë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!