Një 30 vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia pasi shiste në rrugë sende të markave të shtrenjta me çmime fiktive dhe pa faturë. I riu u kap në flagrancë në rrugën “Reshit Çollaku” ndërsa iu gjetën 25 ora dhe dy stilolapsa të markave të shtrenjta, të cilat dyshohen se ishin të kontrabanduara.
Në vijim, u referuan materialet në Prokurori dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të punonjësve të Drejtorisë Vendore të Tatimeve Tiranë, që mbulojnë zonën ku shiste 30 vjeçari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.