Andrea Belotti është bashkuar me Fiorentinën në formën e huazimit deri në fund të sezonit.
Sulmuesi italian ka qenë në pankinë pjesën më të madhe të sezonit pas ardhjes së Lukakut dhe për këtë arsye ai nuk kërkon që të humbasë Europianin “Gjermani 2024”.
Belotti do të ketë kohë të tregojë veten në pjesën e dytë të sezonit dhe nëse arrihen pritshmëritë, Fiorentina do të kërkojë që të blejë kartonin e 30-vjeçarit, me klubin vjollcë që është një nga rivalet kryesore të Romës për zonën “Champions”./ h.ll/abcnews.al