Dinamo City ka bërë një transferim premtues në radhët e repartit sulmues duke zyrtarizuar transferimin e sulmuesit, Leo Ballhysa.
Talenti 19-vjeçar është lojtari më i ri i bluve të kryeqytetit dhe shihet si një invesitm i klubit për të ardhmen.
Ballhysa ka nisur karrierën e tij me të rinjtë e Shkumbinit, për të kaluar më pas edhe në akademitë e FC Pepa dhe KF Elbasanit. Te Dinamo ai vjen pas eksperiencës me Tirananë, ku spikati me paraqitjet e tij me ekipin e të rinjve./h.ll/abcnews.al