A do bashkohet opozita? Meta: Unë shoh shtëpinë time, por duhet koordinim

schedule13:57 - 30 Janar, 2024

schedule 13:57 - 30 Janar, 2024

Me Sali Berishën nën arrest shtëpie prej fiksi një muaji, Ilir Meta si aleati i tij më i ngushtë, nuk ka ndërmarrë asnjë aksion apo veprim si drejtues opozite. Meta ka pasur dalje të radha për mediat këto kohë dhe çdo herë është përgjigjur vetëm për partinë që ai drejton, Partinë e Lirisë.

A do të bashkohet opozita: Unë flas në emër të Partisë së Lirisë?

Megjithatë nuk anashkaoi një koment për të gjithë opozitarët. Meta u duk i pakënaqur me bashkërendimin e faktorëve opozitarë.

“Mund t’iu them se opozita e ka të domosdoshme një qasje më gjithëpërfshirëse, një bashkërendim më të mirë që po përpiqemi ta maksimalizojmë, ashtu si edhe një alternative sa më gjithë përfshirëse edhe në të ardhmen.”

Kryetari i Partisë së Lirisë i komentoi si agression ndaj opozitës ndëshkimet ndaj deputetëve demokratë, në këto më shumë se 3 muaj, që ata kanë pamundësuar seancat normale, në fillim duke hedhur flakadë, e duke i bërë mal karriget e maxhorancës, e më pas me bllokimin e foltores dhe zhurmuese.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!