Ballkani super, thyen Flamurtarin dhe ngjitet i dyti

schedule16:04 - 24 Tetor, 2019

schedule 16:04 - 24 Tetor, 2019

Ballkani reagon menjëherë. Humbja me Dritën është lënë pas dhe skuadra nga Suhareka ka mposhtur Flamurtarin e Prishtinës me rezultatin 3-1 dhe për momentin renditet në vendin e dytë, më një pikë më pak se Gjilani kryesues.

Blendi Baftiu ishte ai që shënoi i pari në ndeshjen e sotme, ndërkohë që miqtë nga Prishtina kanë protestuar për pozicion jashtë loje të Topallit, i cili asistoi. Për arbitrin e ndeshjes gjithçka ka qenë e rregullt. Në fundin e pjesës së parë Flamurtari kishte mundësinë të barazonte, por Festim Krasniqi nuk shënoi dot nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Pjesa  e parë u mbyll 1-0 dhe në të dytën Ballkani tentoi të realizonte golin e qetësisë. Topalli shënoi, por ishte në pozicion jashtë loje. Nuk ka vonuar goli i rregullt dhe ishte Artur Magani, i cili me një gjuajtje me kokë e dërgoi topin në rrjetë.

Topalli disa minuta më pas shënoi edhe golin e tretë, ndërkohë që më pas iu anulua edhe një tjetër. Për Flamurtarin, Granchov ngushtoi diferencën. Në fund ishte Ballkani që iu gëzua fitores, ndërkohë që pritet të luhet sonte prej orës 18:00 edhe kryendeshja Prishtina-Drita.

IPKO SUPERLIGA – Java 11
E enjte, më 24 tetor, ora 14:00

Ballkani-Flamurtari 3-1
Shënues:
Baftiu 24′, Magani 59′, Topalli 64′ / Granchov 70′

/abcnews.al

Renditja në IPKO Superliga

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!