Këngëtarja dhe ylli i Instagramit, Radojka Kecman është arrestuar nga policia bashkë me shoqen e saj.
Pas një kontrolli në banesë, autoritetet serbe gjetën armë të rënda si pistoleta, automatikë, silenciatorë dhe municione.
Sipas mediave të huaja, ajo bashkë me shoqen ruanin armët e bandës së rrezikshme malazeze.
Gjykata vendosi që 25-vjeçarja serbe të mbahet në burg për 30 ditë. Ndaj saj rëndojnë akuzat e prodhimit dhe trafikimit të armëve dhe eksplozivëve.