Zjarr në një ndërtesë në Nju Jork, 12 të vdekur

schedule08:28 - 29 Dhjetor, 2017

schedule 08:28 - 29 Dhjetor, 2017

12 viktima dhe 4 të plagosur është bilanci i tragjedisë së shkaktuar nga një zjarr që përfshiu një godinë banimi në Bronks të Nju Jorkut. Kryebashkiaku i qytetit Bill de Blasio, e cilësoi zjarrin si më vdekjeprurësin në qytet së paku prej 25 vitesh. De Blasio – shpjegoi për mediat se mes viktimave ishte edhe një fëmijë një vjeçar. Sipas hetuesve amerikanë, shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë por kanë nisur hetimet mbi ngjarjen.

 

Policia e Nju Jorkut deklaroi se zjarri nisi mbrëmjen e së enjtes dhe përfshiu ndërtesën pesë katëshe.

Autoritetet bëjnë me dije se mbi 160 zjarrfikës u angazhuan në përpjekjet për të fikur zjarrin dhe për të mos e lejuar përhapjen e tij. Duke folur nga vendngjarja, kryebashkiaku De Blasio deklaroi se një shkollë pranë godinës ku shpërtheu zjarri, është kthyer në strehë për banorët e evakuuar. Sipas Kryebashkiakut, shërbimi zjarrfikës ka mundur të shpëtojë të paktën 12 persona nga flakët që kishin pëfshirë ndërtesën.

Ndërkaq, “Nju Jork Times”, bënë me dije se godina përmbante më shumë se 20 apartamente dhe është ndërtuar mbi 100 vite më parë. Ky nuk është rasti i parë i një ngjarjeje të tillë në Nju Jork. Gjatë këtij muaji, një nënë dhe tre fëmijët e saj humbën jetën në një zjarr që përfshiu shtëpinë e tyre në Bruklin./abcnews.al