Të afërmit e lojtarit të AEK-ut, Rodolf Pizarro, kanë përjetuar një sulm vrasës në Meksikë.
Konkretisht, familja e meksikanit është grabitur, ndërsa tezja e tij është gjetur e vdekur. Nëna e Pizarros është plagosur dhe është shtruar në spital.
Sipas mediave vendase, motivi kryesor i autorëve ka qenë grabitja, por nuk përjashtohet mundësia që grabitësit të donin të rrëmbenin nënën e futbollistit, ndërsa tezja e tij është qëlluar për vdekje. Nëna e lojtarit të klubit grek është plagosur dhe është shtruar në spital në gjendje stabile, si edhe një mashkull i familjes gjithashtu.
Ngjarjen e kishte denoncuar punonjësa e shtëpisë, e cila i gjeti disa orë pas greabitjes./h.ll/abcnews.al
▶ #ÚLTIMAHORA | Asesinan a balazos a familiar de Rodolfo Pizarro, en Ciudad Madero, Tamaulipas. #TelediarioNocturno de fin de semana con @YEdebaldo y @paamvillanueva pic.twitter.com/kkMhulCrce
— @telediariomty (@telediariomty) January 29, 2024