Pritet të votohet si kryeministër në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi: Ditë historike

schedule12:25 - 28 Janar, 2024

schedule 12:25 - 28 Janar, 2024

Talat Xhaferi e cilëson një ditë historike këtë të diel, ku ai pritet të votohet si kryeministër në Maqedoninë e Veriut, çka do e bënte atë politikanin shqiptar që do e mbante postin në këtë shtet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhafewri ka shprehur falenderim edhe për kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

“Njeriu mbahet mend për veprat që i lë në trashëgimi për gjeneratat e ardhshme dhe rrugët që i trason në histori. Nuk ekzistojnë fjalë mjaftueshëm të fuqishme që e përshkruajnë kontributin  dhe vizionarizmin e  Ali Ahmeti në ndërtimin e historisë bashkëkohore të shtetit tonë. Sot jemi dëshmitarë të edhe një dite historike për ne!”, shkruan Xhaferi në Facebook./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!