Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi do të votohet këtë të diel në Kuvend

schedule07:39 - 28 Janar, 2024

schedule 07:39 - 28 Janar, 2024

Në Maqedoninë e Veriut, këtë të die, më 28 janar, parlamenti i këtij shteti do të hedhë në votim formimin e qeverisë së drejtuar për herë të parë në historinë e vendit, nga një kryeministër shqiptar.

Talat Xhaferi, i cili mbante postin e Kryetarit të Kuvendit, është i propozuar për kryeministër teknik nga Bashkimi Demokratik për Integrim, parti në koalicion qeveritar me LSDM-në.

Kjo bazuar në marrëveshjen e koalicionit mes dy partive që në 100-ditëshin e fundit të mandatit qeverisës, kryeministri të jetë shqiptar.

Nga ana tjetër, VMRO, parti maqedonase në opozitë, deklaroi se do t’i propozojë ministrat dhe zëvendësministrat, por nuk do të votojë pro qeverisë me kryeministër Talat Xhaferin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!