Gjithçka zyrtare, Dejvi Bregu plotëson transferimin në Poloni

schedule23:26 - 27 Janar, 2024

schedule 23:26 - 27 Janar, 2024

Pas një “aventure” gati 3-vjeçare, në Turqi, te skuadrat e Boluspor dhe së fundmi, Umraniyespor ish-kampioni i Superiores, në sezonin 2020-2021, me “Durrsakët” e Teutës, Dejvi Bregu është gati për një tjetër sfidë në karrierën e tij, teksa kësaj radhe do të transferohet në një nga skuadrat më të njohura në futbollit polak, por që po kalon një moment të vështirë, Wisla Krakow.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave polake, anësori 28-vjeçar i sulmit kishte në axhendë, paraditen e kësaj të premteje zhvillimin e testeve mjekësore e në rast se ato përfundojnë me sukses do të jetë vetëm çështje orësh, para se vlonjati të kthehej zyrtarisht në lojtarin më të ri, të “gjigantëve” të Forutna 1 Liga, ose e thënë në shqip, kategoria e dytë polake.

Pas zyrtarizimit të transferimit Bregu është bërë shqiptari i dytë te skuadra e Wisla Krakow, pasi aty luan edhe vëllai i ish-“Legjionarit” të Kombëtares, Migjen Bashës, Vullnet Basha, me 33-vjeçarin, që pozicionohet në prapavijën e mesfushës dhe mund të konsiderohet një “shkatërrues” i mirfilltë. /i.m /abcnews.al