Me kajak çdo ditë të vitit/ Erjon Buzo tregon sekretet: E ushtroj prej 15 vitesh

schedule20:29 - 27 Janar, 2024

schedule 20:29 - 27 Janar, 2024

SARANDË- Në këto ditë të ftohta janari, ai bie në sy në Sarandë për pasionin e tij të veçantë. Erjon Buzo prej 15 vitesh është një profesionist i sportit të kayak-ut (kajakut).

Me këtë sport u njoh në Greqi aty ku nisi edhe ta ushtronte. Prej atij momenti del e stërvitet përditë në det pavarësisht ditëve apo stinëve.

Pas rikthimit në Shqipëri pranë këtij sporti afroi jo vetëm miq të tij, por edhe turistët të cilët dëshirojnë ta përjetojnë si eksperiencë.

Erjoni tregon se me kajak kanë shëtitur jo vetëm në det por edhe në liqene e lumenj.

Por çfarë është kajaku për të?

Edhe pse dimër e temperaturat ndonjëherë ulen disa grade enën zero Erjoni jo vetëm që nuk qëndron larg pasionit te tij, por shpesh edhe zhytet në ujërat e Jonit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!