Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin të ndalojë gjenocidin në Gaza

schedule13:57 - 26 Janar, 2024

schedule 13:57 - 26 Janar, 2024

Gjykata nuk ra dakord me kërkesën e Afrikës së Jugut për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, diçka që do të zhgënjejë njësoj si afrikano-jugorët dhe palestinezët.

Por me shumicë të madhe, 17 gjyqtarët e gjykatës vendosën, ndër masat e tjera, se Izraeli duhet të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për të shmangur vrasjen e palestinezëve, duke u shkaktuar atyre dëmtime të rënda trupore ose mendore ose duke vendosur masa që synojnë të pengojnë gratë palestineze të lindin.

Ky nuk është vendimi përfundimtar i gjykatës për gjenocidin,  ka të ngjarë të zgjasë disa vite. Por masat e kërkuara sot janë krijuar për të siguruar që ndërsa gjyqtarët marrin në konsideratë akuzën themelore të Afrikës së Jugut kundër Izraelit, palestinezët e Gazës të gëzojnë njëfarë mbrojtjeje.

Izraeli tani duhet të vendosë se si të përgjigjet. Vendimet e GJND-së janë të detyrueshme, por nuk ka asnjë mekanizëm zbatues.

Izraeli mund të zgjedhë të injorojë gjyqtarët. Por me përpjekjet diplomatike që tani me sa duket janë përqendruar në mundësinë e një armëpushimi dy mujor dhe përpjekjet që po bëhen ende për të përmirësuar rrjedhën e ndihmës në Rripin e Gazës, Izraeli mund të argumentojë se tashmë po merr hapa për të përmbushur kërkesat e gjykatës.

  • 1. Izraeli duhet të marrë të gjitha masat për të parandaluar çdo akt që mund të konsiderohet gjenocid , vrasja e anëtarëve të një grupi, shkaktimi i lëndimeve trupore, parandalimi i lindjeve
  • 2 Izraeli duhet të sigurojë që ushtria e tij të mos kryejë akte gjenocidale
  • 3 Izraeli duhet të parandalojë dhe ndëshkojë çdo koment publik që mund të konsiderohet si nxitje për të kryer gjenocid në Gaza
  • 4 Izraeli duhet të marrë masa për të siguruar akses humanitar
  • 5 Izraeli duhet të parandalojë çdo shkatërrim të provave që mund të përdoren në një rast gjenocidi
  • 6 Izraeli duhet të paraqesë një raport në gjykatë brenda një muaji nga dhënia e këtij urdhri

Gjykata shprehu gjithashtu shqetësim të madh për fatin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre.

/abcnews.al