Dhunoi bashkëshorten dhe 4 fëmijët e mitur, pranga agresorit në Vaun e Dejës

schedule09:55 - 26 Janar, 2024

schedule 09:55 - 26 Janar, 2024

VAU I DEJËS- Pas Tiranës, ku një 35-vjeçar mbante familjen nën terror dhe të mbyllur në banesë, një tjetër rast i rëndë i dhunës në familje është zbuluar në një fshat të Vaut të Dejës.

Një 50-vjeçar ka dhunuar dhe kanosur gruan dhe katër fëmijët e mitur. Pas denoncimeve, policia ka vepruar menjëherë duke vënë në pranga babanë agresor.

Nga kontrollet, u gjetën dy mjete prerëse, një thikë  dhe një sëpatë, me të cilat 50-vjeçari kanoste me jetë familjen e tij./ abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!