Shtyu dhe goditi Leroy Sane, trajneri i Union Berlin merr dënimin

schedule18:45 - 25 Janar, 2024

schedule 18:45 - 25 Janar, 2024

Nenad Bjelica ka lënë në hije të gjithë lojtarët në ndeshjen e Bundesligës mes Bayern Munich dhe Union Berlin që u mbyll 1-0, pasi në minutën e 74-të e ka shtyrë dhe e ka goditur në fytyrë ylli gjerman Leroy Sane dhe për këtë arsye është përjashtuar nga loja.

Edhe pse ka pasur reagime për incidentin, me tashmë ish-gjyqtari profesionist Manuel Grafe që folur, duke thënë që Nenad Bjelica mund të marrë një pezullim prej të paktën tri deri në gjashtë ndeshje pas një konfrontimi fizik me Leroy Sane, gjë që doli e vërtetë.
Trajneri kroat është dënuar nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB) me tri ndeshje dhe 25 mijë euro gjobë.

Sipas rregullores së Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), në rastet kur ka goditje, shtytje, pështymje ose kafshim, dënimi i parashikuar është nga gjashtë javë deri në gjashtë muaj pezullim.

Por trajneri ka përfituar nga rregulli, ku shkruhet se dënimi mund të reduktohet në tre ndeshje nëse sulmit fizik i ka paraprirë provokimi ose ofendimi./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!