“Emocioni më i bukur kur këndova për ditëlindjen e Papës në Vatikan”, Tullumani: Isha gjithë kohën me lot në sy

schedule10:52 - 26 Janar, 2024

schedule 10:52 - 26 Janar, 2024

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, sopranoja Ramona Tullumani ka treguar një nga momentet më emocionuse të karrierës së saj.

Ajo ka zbuluar se bëhet fjalë kur këndoi në ditëlindjen e Papës në Vatikan.

Sakaq, Ramona ka theksuar  se ishte gjithë kohën me lot në sy, sepse donte t’i tregonte të gjithëve që ishte shqiptare, si nga kënga e përzgjedhur dhe nga veshja me motive popullore.

“Kam kënduar një jare shkodrane në Vatikan. Ka qene hera e parë që unë këndoja në Vatikan dhe mbaj mend që ideja e mamit tim, e cila është detajiste për çdo gjë, ishte që përveç jares shkodrane që do të vishja, ishte që duhet të vishesha dhe me diçka shqiptare. Atëherë me Mandin dhe mamin kemi biseduar, dhe u fol me Joni Peçin për një si gjybe të zezë, e thurur me të zezë dhe të bardhë, edhe poshtë të visheshe një fustan i gjithi i zi, që të binte në sy pikërisht kjo veshje kombëtare shqiptare dhe unë të shkoja 100% shqiptare si nga e kënduara dhe nga pamja. Unë isha shumë e emocionuar, dhe kisha gjithë kohën si lot në sy, sepse doja të tregoja që unë këtu jam shqiptare dhe do të këndojë shqip. Kisha mbartur emocione të tepërta. Takova dhe Papën. U bë në një kishat më të rëndësishme. Emocione tepër të veçanta, që ndodhin një herë në jetë”, rrëfeu Tullumani./abcnews.al