“Lindi vetëm 600 gram”/ Historia e pabesueshme e një nëne, pas shumë vitesh peripecish sjell në jetë vajzën në muajin e 5-të të shtatzënisë

schedule11:58 - 25 Janar, 2024

schedule 11:58 - 25 Janar, 2024

Historia e Albana Kolziut është sa e rrallë dhe aq e mrekullueshme në të njëjtën kohë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “ABC-ja e Mëngjesit”, ajo rrëfeu historinë e saj se si pas shumë vitesh arriti të bëhej nënë.

Kolziu lindi vajzën, Nikol kur ishte 5 muaj shtatzënë dhe vetëm 600 gram.

“Historia ime është nga ato që jo çdokush e beson apo i ndodh. Unë kam bërë terapi 5 vite për të bërë një fëmijë. Ka qenë shumë e vështirë pasi kalova një trombozë kur isha shtatzënë në javën e dytë të shtatzënisë me dy binjakë. Tromboza më la pasoja që nuk arrija dot më që të mbetesh shtatzënë.

Ngela sërish shtatzënë, por kur isha 2 muajshe, humba një prej binjakëve. Vajzën e linda në muajin e 5-të, vetëm 600 gramë. Gocën e kam lindur në mënyrë natyrale, kur shkova në spital mjekët më thanë për abort duke më thënë ‘përgatitu pasi fëmijë mund të lindë i vdekur’.

Sapo linda, vajza dhe shenjën e parë duke qarë. Para se të ma vendosnin në trup mamisë i ra fëmija nga duart, pasi ishte shumë e vogël. Fëmija ka ndenjur 4 muaj në inkubator, ku ra në peshë 300 gramë”, rrëfeu Albana.

/abcnews.al