Një aksident tragjik është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në sheshin “Omonia”.
Dy të rinj, një prej tyre shqiptar që po udhëtonin me motoçikletë janë përplasur me një makinë. Si pasojë e përplasjes së fortë nuk kanë arritur të mbijetonin.
Sipas policisë drejtuesi i motoçikletës ka humbur kontrollin dhe janë rrëzuar duke u përplasur me një automjet. Gjatë udhëtimit të rinjtë nuk ishin të pajisur me kaskat mbrojtëse.
/abcnews.al/



