Ngricat dhe akulli kanë shkaktuar probleme në Korçë dhe Pogradec, ku 40 qyetarë kanë kërkuar ndiihmë mjekësore si pasojë e frakturave në pjesë të ndryshme të trupit.
25 qytetarë në Pogradec dhe 13 në Korçë kanë pësuar fraktura të rënda si pasojë e rrëshkitjes në akull. Frakturat janë kryesisht të gjymtyrëve të sipërme dhe të poshtme. Sakaq mësohet se 2 pacientë nga Korça dhe Pogradeci, të cilët janë në gjendje të rëndë janë dërguar në Spitalin e Traumës për një trajtim më të specializuar.
Shumica e qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë në spitale për shkak të traumave janë kryesisht të moshave të treta, mbi 80-vjeç. Mjekët apelojnë që moshat e treta të kufizojnë lëvizjet në rrugët ku ka prezencë akulli, pasi edhe traumat e lehta mund të sjellin pasoja serioze tek kjo kategori.
/abcnews.al