Dëmtimet e gjurit, metodat e inovative që aplikohen në Spitalin Amerikan në Tiranë

schedule18:26 - 23 Tetor, 2019

schedule 18:26 - 23 Tetor, 2019

Na ndodh shpesh që nëse dhimbja pas një problemi shëndetësor zhduket, nuk e vijojmë trajtimin mjekësor. Mjeku ortoped në Spitalin Amerikan 2 në Tiranë Guido Bassi na shpjegon se nëse lëmë pas dore dëmtimet e ligamenteve të gjurit, situata mund të rezultojë fatale.

Jo gjithmonë mund të të japë kënaqësi. Një lojë mund të kthehet në një problem shëndetësor serioz.  Shumë persona kërkojnë ndihmën e specialistit pasi kanë dalë nga fusha e blertë me këputje të ligamentit kryesor të gjurit, atij që ruan dhe stabilitetin e tij. Mjeku ortoped në Spitalin Amerikan 2 në Tiranë Guido Bassi na tregon se pacientët e tij nuk janë vetëm sportistë profesionistë.

“Në Shqipëri këputjet e ligamenteve të përparme të kryqëzuara janë shumë të shpeshta. Shqiptarët luajnë futboll dhe kur janë 50 vjeç, mbi të gjitha në kalçeto, në hapësira të ngushta, terrene të ashpra dhe me persona që nuk janë të aftë të luajnë faktorë të cilët bëjnë që dëmtime të tilla të ndodhin. Gjuri pëson ndrydhje. Ligamenti humb intensitetin e tij dhe këputet. Në këtë çast, ndjesia tek pacienti ngjason me këputjen e një llastiku.  Një ditë më pas gjuri ka tendencë të enjtet, pasi mbledh likid që në rastet më të shpeshta është gjak.”

Zgjidhja tregon mjeku ortoped është ndërhryja kirurgjikale. Ndonëse të shumtë janë ata që hezitojnë ta kryejnë pasi përballen me dhimbje vetëm  pak ditë pas dëmtimit. Pasojat më të mëdha shfaqen ne vijim.

“Pacienti nuk duhet operuar për t’ju kthyer lojës, por për të shmangur dëmtimin  e mëtejshme të gjurit. Të gjithë ata që nuk i nënshtrohen ndërhyrjes më vonë përjetojnë këputje të meniskut, lezione të kërceve të gjurit dhe artroze të tij. Nëse një artrozë vjen në moshën 60-vjeçare vendoset protezë, por kur shfaqet që 30 apo 40 vjeç kthehet në një problem shumë serioz.”

Ndërkohë doktor Bassi shpjegon metodën inovative që aplikon në Spitalin Amerikan 2 në Tiranë.

“Ndërhyrja nuk konsiston në riparimin e ligamentit të këputur pasi këtu nuk qarkullon mirë gjaku. Ajo duhet zëvendësuar.  Ajo që unë përdor është ndërhyrja Kend Xhons. Kryhet duke marrë tendinën Roturë të Kupës së Gjurit, më e forta tendinë që ne kemi, me dy kërcet e saj, njëra e Tibias dhe tjetra e Femurit. Me të zëvendesoj ligamentin e këputur.  Kjo ndërhyrje behet në artioskopi, e vetmja çarje është në pjesën ku merret tendina. Pacienti mund të ngrihet në këmbë  i shoqëruar nga një tutor ortopedik menjëherë pas operacionit. Një muaj më pas mund të levizë i vetëm dhe të përthyej gjurin deri në 90 grade”.

Pacienti mund t’i rikthehet aktivitetit sportiv vetëm tetë muaj pas ndërhyrjes. Biologjikisht kaq kohë i duhet ligamentit për të fituar intensitetin e fortësisë së para dëmtimit./ABC News Albania