Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U aksidentua disa ditë më parë në kryeqytet, ndërron jetë 36-vjeçarja. Arrestohet drejtuesi i automjetit

schedule22:09 - 23 Janar, 2024

schedule 22:09 - 23 Janar, 2024

Një 36-vjeçare, e cila u aksidentua mbrëmjen e 14 janarit në kryeqytet, ka ndërruar jetë këtë të martë.

36-vjeçarja u përplas rreth orës 23:00, në lagjen “Ali Demi”, në afërsi të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, në drejtim të Shkozës, në vendkalimin e këmbësorëve nga një automjet tip “Skoda” që drejtohej nga një 22-vjeçar.

Drejtuesi është arrestuar nga policia një ditë më pas, më 15 janar.



Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip “Skoda”, nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, nuk kishte konsumuar alkool./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!