Grabitën një banesë në Kuçovë, pranga 37-vjeçarit, në kërkim bashkëpunëtori

schedule12:58 - 23 Janar, 2024

schedule 12:58 - 23 Janar, 2024

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi gjatë ditëve të fundit ka grabitur disa herë pajisje dhe mjete në një banesë në Kuçovë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim  një 29-vjeçar i cili ka bashkëpunuar me 37-vjeçarin për të grabitur në një banesë të pabanuar.

Këta shtetas dyshohet se gjatë periudhës 19.01.2024-22.01.2024, kanë vjedhur në këtë banesë, mjete për punë dhe 2 pajisje elektroshtëpiake, të cilat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë.

Njoftimi:

Kuçovë/Punë hetimore intensive për të parandaluar vjedhjet dhe për të zbardhur ato të kryera më parë.

Vodhën gjatë 4 ditëve të fundit, pajisje dhe mjete, në të njëjtën banesë, arrestohet 37-vjeçari dhe vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tij.

Sekuestrohen pajisjet e vjedhura.

Si rezultat i hetimeve të kryera, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e vjedhjeve të kryera gjatë ditëve të fundit, në një banesë aktualisht të pabanuar, në Kuçovë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, kapën dhe vunë në pranga 37 vjeçari, si dhe shpallën në kërkim 29 vjeçari, të dy banues në Kuçovë.

Këta shtetas dyshohet se gjatë periudhës 19.01.2024-22.01.2024, kanë vjedhur në këtë banesë, mjete për punë dhe 2 pajisje elektroshtëpiake, të cilat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë.

Vijon puna për kapjen e 29-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!