“Zikaltërit” e Inter zhvilluan një ndeshje të madhe, mbrëmjen e së hënës, që sapo lamë pas, teksa në “Al-Aëëal Stadium”, të Rijadit mposhtën me rezultatin minimal, 0 me 1, “Blutë” e Napoli, në finalen e Superkupës së Italisë, duke fituar kështu trofeun e parë për këtë sezon, me shpresën, që të mos jetë i vetmi.
Padyshim “heroi” absolut i kësaj sfide ishte “bomberi” argjentinas, Lautaro Martinez, i cili në minutën e 91’-të dërgoi topin në rrjetë, pas një pasimi brenda zone të anësorit francez, Benjamin Pavard. Pas ndeshjes tejet i lumtur për triumfin e parë sezonal, kapiteni i Inter u ndal te detajet e finales së Rijadit.
“E dinim që Napoli ishte një kundërshtar i denjë që na vuri në vështirësi, por e merituam. Peshon shumë, ishte objektivi i parë i sezonit. Finalet luhen ndryshe, ne e kuptuam, besuam deri në fund dhe mendoj tashmë dimë t’i luajmë finalet. Jam krenar për skuadrën”,- u shpreh “Demi” i sulmit “Zikaltër”.
Më tej gjatë prononcimit të tij për mediat, “El Toro” shpjegoi emocionet e trofeut të parë, si kapiten, i nënkampionëve të Evroëps, teksa shpjegoi se ai së bashkut me shokët e skuadrës punojnë shumë për arritje të tilla e më tej u ndal te “rekordi” i tij personal, teksa shkoi në kuotën e 123 gola, me fanellën e “Zikaltërve”, duke kapur kështu në renditje të madhin Bobo Vieri.
“Janë shokët e mi të skuadrës që më japin forcën për të vazhduar në maksimumin tim dhe më bëjnë të ngre nivelin tim. Kjo është e rëndësishme, unë them gjithmonë që nuk duhet të relaksohemi sepse të gjithë duhet të jemi gati. Jam i lumtur që e ngrita këtë trofe si kapiten dhe që kam shokë si ata. Jam shumë i lumtur dhe krenar që kam arritur një të madh si Bobo Vieri, por duhet të vazhdoj sepse qëllimet personale kanë rëndësi”, – tha Lautaro. /i.m /abcnews.al