Rroca: Kënaqësi një Kukës kaq ofensiv, t’i vëmë gishtin kokës

schedule15:40 - 23 Tetor, 2019

schedule 15:40 - 23 Tetor, 2019

Kukësi u rikthye te fitorja dhe shënoi 4 gola. Eduard Rroca ka folur në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, duke analizuar suksesin e arritur ndaj ish-ekipit të tij. Aktivizimi i shumë lojtarëve ofensivë e kënaq fantazistin, i cili tregon edhe gabimet e Kukësit.

FITORJA – “Në përgjithësi kemi bërë ndeshje të mira, përveç ndeshjes së fundit. Ishim nën nivel me Skënderbeun, por çdo skuadre i ndodh diçka e tillë. Niveli ka qenë i kënaqshëm dhe loja ka qenë e mirë në ndeshjet e tjera. Sot treguam veten, patëm fat që shënuam shpejt dhe në fund realizuam 4 gola”.

SULMI – “E këndshme të luanim kaq shumë lojtarë ofensivë në sulm, diçka shumë e mirë. Sidomos rikthimi i Abazajt dhe Shkurtajt”.

PIKËT – “E vërtetë, duhet të kishim më shumë pikë. Kemi lënë ca pikë që nuk na falen, si kundër Vllaznisë dhe Laçit në shtëpi, dhe me Bylisin në Ballsh”.

PRESIDENTI – “Presidenti ka krijuar një ekip cilësor. E ka bërë punën e vet. S’kemi çfarë të kërkojmë nga ai. Ne duhet t’i vëmë gishtin kokës dhe të japim më shumë”. /abcnews.al