Në Tiranë, ka pasur 89 urdhër arreste, ku sektori i antidrogës në Policinë e Tiranës, ka mundur që të arrestojë 67 persona, gjatë operacionit “Tempulli 2”.
Në kryeqytet u sekuestruan rreth 5 kg kokainë, 14 kg kanabis sativa, 4 pistoleta, 1 kallashnikov dhe shuma të konsiderueshme parash.
AbcNews, ka siguruar edhe pamjet e momentit gjatë arrestimit në Tiranë të Astrit Deliu, 46 vjeç, i cili është mbajtur në vëzhgim nga agjentët e Antidrogës së Tiranës. 46-vjeçarit i janë gjetur sasi të konsiderueshme droge, por edhe një armë zjarri “Bereta”.
Mësohet se ky person prej kohësh shiste drogë kryesisht në zonën e Tufinës në kryeqytet.
/abcnews.al/

