Dhëmbët e vendosur nga ish-kryeministri britanik Winston Churchill gjatë fjalimit të tij “Ne do të luftojmë në plazhe” do të shiten në ankand muajin e ardhshëm për nga 5,000 deri në 8,000 paund.
Protezat e veshura me ar do të shiten në ankand në Cheltenham më 6 shkurt, raportoi Guardian.
Drejtoresha e shtëpisë së ankandeve Cotswold, Liz Poole, tha se protezat e Churchillit do të jenë ndër artikujt më të pazakontë që shtëpia ka shitur ndonjëherë.
Churchillin e përndiqte frika se do të humbiste aftësinë e të folurit gjatë gjithë jetës së tij, kujton gazeta britanike, duke deklaruar se bashkë me protezat do të shitet edhe mikrofoni që Churchill përdori për të shpallur fundin e Luftës së Dytë Botërore.
Winston Churchill vdiq më 24 janar 1965./abcnews.al