U bllokuan në malin e Korabit, transportohen në spital turistët, banori: Njëri ishte në gjendje të rëndë

schedule14:08 - 22 Janar, 2024

schedule 14:08 - 22 Janar, 2024

Dy turistë zviceranë u bllokuan në malin e Korabit, pas rrëshqitjes së borës.

Forta të policisë së Dibrës, Kukësit, policia Kufitare dhe KFOR u angazhuan për t’i ardhur në ndihmë turistëve. Gjithashtu për nxjerrjen e tyre nga bora u angazhuar edhe një grup alpinistësh nga Kosova.

Një banor i zonës i cili ka ndihmuar fillimisht në shpëtimin e turistëve, ka treguar se ishin bllokuar pas rrëshqitjes së një orteku.

“Sapo morën njoftimin ne banorët u nisëm menjëherë për t’i ndihmuar. Tani janë nxjerrë, dhe janë nisur për në spital. Njëri prej tyre ishte në gjendje të rëndë, ndërsa njëri është pak më mirë. Turistët kanë shpëtuar mrekullisht”, ka thënë më tej ai.

/abcnews.al/