Giorgos Marantas pa Luftëtarin e tij të pësonte katër gola kundër Kukësit dhe normalisht që nuk ndihet mirë për humbjen. Pas ndeshjes ai foli në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.
GOLI I SHPEJTË – “Erdhëm të luanim dhe jo të mbylleshim mbrapa. Të gjitha skuadrat i kanë qëndruar mbrapa Kukësit. Ne erdhëm të luanim futboll dhe e treguam në pjesën e parë, kur krijuam edhe raste. Pas golit dolëm mirë para, krijuam dy-tre raste për gol. Kishim përballë një ekip shumë të fortë dhe kundërshtari na ndëshkoi në çdo rast”.
SITUATA – “Të tre ndeshjet e para i kam parë në DVD, pasi nuk isha trajner. Në ndeshjet e mia, kjo është humbja më e pastër. Na mundi kundërshtari. Mund të ishim në kuotën e 11 pikëve. Besoj se do të rikthehemi më të fortë dhe do të vijnë pikët. Gjithsesi duhet të vijnë përforcime në janar.” /abcnews.al