Mori letër kërcënuese/ KLGJ shqyrton kërkesën e gjyqtares për mbrotje të posaçme

schedule10:16 - 22 Janar, 2024

schedule 10:16 - 22 Janar, 2024

Në Këshillin e Lartë Gjyqësor zhvillohet mbledhja e komisionit për mbrojtjen e magjistratëve pas kërcënimit të gjyqtares së Tiranës Arnisa Këlliçi.

Përfaqësues të KLGJ, ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme diskutojnë me vendimmarrjen për kërkesën që ka bërë Këlliçi për mbrojtje të posaçme.

Këlliçi ka bërë denoncim edhe në Policinë e Tiranës teksa kjo e fundit e ka marrë në mbrojtje menjëherë atë, familjen dhe banesën.

Ndërkohë që nëse miratohet kërkesa për mbrojtje të posaçme do t’i ofrohet siguri nga Garda e Republikës deri në një vendimmarrje të dytë nga Komisioni. Kallëzimi dhe kërkesa erdhi me pretendimet e gjyqtares Arnisa Këlliçi se ishte kërcënuar përmes një letre.

Letra përmbante të dhëna kërcënuese për magjistraten dhe familjen, ku përmendeshin edhe fëmijët e saj./abcnews.al