FOTO/ “Ju q* robt, motrat”: Burri i zv.ministres Voda kërkon falje publike pasi u shkarkua nga detyra

schedule14:12 - 23 Tetor, 2019

schedule 14:12 - 23 Tetor, 2019

Pas shkarkimit nga detyra për shkak të fjalorit banal të përdorur në rrjetet sociale, bashkëshorti i zv.ministres Rovena Voda ka kërkuar falje publike për fjalët e rënda.

“JU KERKOJ FALJE PUBLIKE të gjithë qytetarëve, që me të drejtë janë prekur nga fjalët e mia jashtë etikës qytetare.
Me këtë rast dua ti sqaroj se kam në FSDKSH që nga tetori i 2013 dhe sot mbusha plot 6 vjet. Kam qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptar. Me giithë tallazet që ka kaluar ky institucion unë nuk jam penalizuar asnjëherë as nga Auditi i Brendshëm, as nga KLSH.
Kam në pronësi 1/4 e një pallati 80 m2 në Durrës, por jam i lumtur se kam një familje të shkëlqyer prej 7 anëtarësh, dy prindrit, tre fëmijët dhe unë e bashkëshortja.
Iu kërkoj falje edhe atyre.
Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai”, shkruan në një postim të pak minutave më parë.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme ai shau me fjalor të rëndë gazetarët që kishin raportuar edhe për një tjetër sharje ku ndër të tjera, bashkëshorti i Vodës theksonte se “nuk i plaste k*ri se nuk morëm negociatat”.

FOTO/ “Ju q* robt, gratë dhe motrat”: Burri i zv.ministres Voda shan me “libër shtëpie” në Facebook

“Ka katër ditë, që qelbanikër të ndryshëm më kanë prishur gjakun. Në 1991 një grup shokësh, në varrezat e vjetra katolike të Shkodrës vendosëm te pagëzoheshim katolikë. Te Dom Zefi, një nga njerëzit më të leçitur të qytetit. Atëherë nuk e besoja se qelbanikër nga të gjitha katakombet mendonin se ishin gazetare. Po iu them se iu shker*ej tanë ropt e shpisë pik. alëve, pik comëve dhe pikë si ta duan. Ato gratë dhe motrat ku ti keni” – shkruante Voda në statusin e tij në formë reagimi ndaj lajmeve për komentin e tij të bujshëm për negociatat.

Pas këtyre komenteve Voda u shkarkua nga detyra e kreut të sistemit Parësor dhe Spitalor tek Fondi i Detyrueshëm i Sigurimit Shëndetësor.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!