Bashkimi Europian do të prodhojw të paktën 1.3 milionë predha deri në fund të vitit, sipas një njoftimi të Komisionerit europian Thierry Breton.
Gjatë një vizite në Talin, Estoni, Komisioneri për Tregun e Brendshëm dhe Industrinë tha se prioriteti është të sigurohet që pjesa më e madhe e predhave të artilerisë të prodhuara nga kompanitë evropiane të dërgohen në Ukrainë.
“Ne jemi në një moment vendimtar për sigurinë tonë kolektive në Europë dhe, në luftën e agresionit të zhvilluar nga Rusia në Ukrainë, Evropa duuhet dhe do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me të gjitha mjetet e saj,” tha Breton.
/abcnews.al