Reshjet e dëborës kanë përfshirë Dibrën, që prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës.
Trashësia e borës në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës arrin 10 cm. Në zonat malore trashësia është më e madhe, varion nga 15-20 cm.
Rruga Peshkopi-Tiranë është e kalueshme pasi mjetet borëpastruese kanë kaluar dhe e kanë hapur.
Bypass-i i Murrizit kalohet me vështirësi, ndaj këshillohen drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me goma dimri dhe me zinxhirë./abcnews.al