Trajneri i Egnatias pas fitores së thellë në Kukës: Lëshuam tepër terren, duhet të kemi më shumë uri

schedule16:11 - 19 Janar, 2024

schedule 16:11 - 19 Janar, 2024

Egnatia arriti një fitore madhështore e të thellë ndaj Kukësit në transfertë me shifrat 1-4, sfidë e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë Superiore. Megjithatë, tekniku i rrogozhinasve, Edlir Tetova nuk ishte i lumtur me hapësirat e lënë nga ekipi i tij pasi rezultati shkoi në 0-3.

Një ndeshje që mund t’i ketë kaluar pritshmëritë?

“Siç kishte gjëra të mira, kishte dhe probleme. Lëshuam pak terren, gjë që nuk më pëlqeu. Por me ndryshimet që kemi, janë të pranueshme”.

Çfarë s’ju pëlqeu?

Tërheqja e ekipit dhe përballjet një me një.

Çfarë u the lojtarëve pas pjesës së parë?

“Për 15 minutat e fundit e fundit nuk u mora fare me tre golat. Nëse një ekip do të jetë në krye duhet të kemi më shumë uri”.

Rikthimi i Malotës dhe Aleksit…

“Ata janë lojtarë të rëndësishëm të ekipit. Rrugëdaljet nisin nga poshtë. Lojtarët që ishin në ndeshjen me Skënderbeun, jo që bënë keq, por lëvizja e topit nuk ishte e duhura dhe krijuan trazira”, tha Tetova për “MCN TV”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!