Maurizio Sarri, pas fitores që Juventusi regjistroi kundër Lokomotic Moscow, ka folur për Sky Sport dhe mes tij dhe ish-trajnerit Fabio Capello ka pasur një diskutim interesant, që ka të bëjë me statistikat e ndeshjes. Tekniku i bardhezinjve vurri në dukje dominimin që i kishin bërë rusëve përmes shifrave, ndërkohë që Capello ishte skeptik.
SARRI: – Më thanë pas ndeshjes se që kur ekziston Champions League, kemi vendosur rekord për mbajtjen e topit (77.8%) dhe për epërsinë territoriale, me 28 gjuajtje të bëra.
CAPELLO: – Maurizo, më falni, mos thatë 28 gjuajtje? Ndoshta unë kam parë ndeshje tjetër!
SARRI: – Nuk janë shifrat e mia, janë statistikat që më dhanë pas ndeshjes.
CAPELLO: – Kur të vijnë statistikat e UEFA ka numra të jashtëzakonshëm. Kur isha komentator në TV, shpesh e pyesja veten nëse kisha parë një ndeshje tjetër. Juventusi fitoi me Lokomotiv Moscow me dy goditje nga jashtë zone. Në golin e dytë ishte vendimtar gabimi i portierit. Sidoqoftë, Maurizio, ne jemi të lumtur për ju.
/abcnews.al