Kampioni i botës në kërcim me shtizë për vitin 2015, kanadezi Shawn Barber, ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeccare pas disa komplikacioneve mjekësore.
Kanadezi vdiq në shtëpinë e tij në Kingwood të Teksas, dhe nuk janë dhënë detaje të mëtejshme për rrethanat e vdekjes së tij.
“Përvecc të qenit një atlet i jashtëzakonshëm, Shawn ishte një person me zemër të mirë që gjithmonë i vinte të tjerët para vetes. Të humbasësh një person kaq të mirë në një moshë kaq të re është tragjike”, ka thënë agjenti i të ndjerit.
Në vitin 2015, Barber mundi gjermanët Raphael Holzdeppe dhe Renaud Lavillenie për të fituar titullin e botës me një kërcim prej 5.90 metrash. Barber më pas arriti në finalen e Lojërave Olimpike 2016 në Rio, por pa marrë asnjë medalje./ h.ll/abcnews.al
Our thoughts and prayers to the family and friends of Shawn Barber, Canadian Pole Vaulter – 2015 World Champion, Rio 2016 Olympian and Canadian Record Holder. pic.twitter.com/Mn7DcVKgqy
— Athletics Canada (@AthleticsCanada) January 18, 2024