Bashkëpunëtori i drejtësisë që zbardhi disa ngjarje kriminale, Nuredin Dumani, ka dhënë sqarime edhe për hetues të huaj lidhur me disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur jashtë Shqiperisë. Mësohet se në Prokurorinë e Posaçme kanë mbërritur agjentë të autoriteteve italiane, të cilët kane marrë në pyetje në praninë e një përkthyesi Dumanin, personin e arrestuar gjatë operacionit Plumbi i Artë.
Sipas informacioneve hetuesit e antimafias, e kane pyetur Dumanin për disa episode mes tyre edhe për trafik lëndësh narkotike por edhe vepra te tjera penale.
Burime të tjera bëjnë me dije se interes për të pyetur vrasësin me pagesë për ngjarje të caktuara ku janë përfshirë grupe kriminale shqiptare kane shfaqur edhe angjenci të tjera ligjzbatuese të vendeve europiane./abcnews.al