Një shtëpi ka marrë flakë gjatë natës në fshatin Adë në Fier. Mësohet se banesa, e cila është shkrumbuar e gjitha, i përket 60-vjeçares Arsino Taulla.
Fatmirësisht, 60-vjeçarja ka dalë menjëherë dhe nuk ka pasur lëndime.
Ndërkohë, raportohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 10:20, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetases A. T., 65 vjeçe, banuese në fshatin Adë.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al