Kylian Mbappe shënoi tre gola për PSG-në në sfidën kundër Club Brugge, e vlefshme për raundin e tretë të Champions League. Edhe pse u fut në lojë vetëm në minutën e 52-të, Mbappe ia doli të ishte protagonist për kampionët e Francës, duke trenuar plot tre herë.
Në minutën e 61-të, Mbappe shënoi golin e tij të parë personal, për të gjetur sërish rrjetën 18 minuta më vonë. Tripleta e tij u kompletua në minutën e 83-të, kur shënoi i vetëm përballë portierit.
Me këto tri gola, Mbappe arrin në kuotën e 17 golave në Champions League. Ky total, e ka ngjitur në piedestal talentin francez. Ai është lojtari që ka shënuar më shumë gola në Champions League poshtë 21-vjeç. Në vend të dytë, Mbappe ka lënë bashkëkombasin e tij, Karim Benzema, i cili pati shënuar vetëm 12 gola./abcnews.al
Most #UCL goals before turning 21:
⚽️1⃣7⃣ Kylian Mbappé
⚽️1⃣2⃣ Karim Benzema#UCL pic.twitter.com/HGt0pHYoem— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 22, 2019