Ambasadori Halim Hyda në një intervistë nga “Balkan Update” në ABC ka ndarë disa nga prioritetet dhe çështjet që do të bisedohen në Samitin rajonal që do të mbahet me 22 janar në Shkup.
Ai theksoi se në këtë Samit do të bisedohet për një bashkëbisedim më të afërt me rajonit.
“Ky takim që organizohet me 22 janar është shumë i rëndësishëm sepse do të marrin pjesë liderët e Ballkanit. Në kontekst të këtij takim janë edhe përfaqësues të huaj që i japin rëndësi këtij takimi. Do të bisedohet për një bashkëpunim shumë të afërt me rajonin”, tha ai.
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut;
Halim Hyda: Problemi është se në RMV nga vitet ’90 e deri tani, partia maqedonase popullore gjithmonë i ka fituar zgjedhjet. Është me rëndësi që në këto zgjedhje të kemi një mirëkuptim, një qetësi dhe pa parrudha nacionaliste.
/abcnews.al/