Inteligjenca artificiale, sfidë për bankat/ Sejko: Institucionet të jenë gati për të ndërhyrë me rregullore

schedule14:08 - 18 Janar, 2024

schedule 14:08 - 18 Janar, 2024

Inteligjenca artificiaale po fiton gjithmonë e më tepër terren në  ekonominë botërore.Gjatë fjalës së mbajtur në forumin “Euromoney” qw u zhvillua nw Austri guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko theksoi se ky zhvillim tashmë është kthyer në sfidë për bankat qendrore .

“Përdorimi i të dhënave, inteligjencës artificiale, monedhave digjitale dhe inovacioni i sistemeve të pagesave kanë sfiduar praktikat dhe politikat ekzistuese të bankave qendrore.Ashtu si çdo zhvillim teknologjik, këto tendenca ofrojnë si mundësi, për sa i përket përfitimeve të mundshme, ashtu edhe rreziqe, dhe të dyja këto aspekte duhet të vlerësohen dhe kuptohen me kujdes. Bankat qendrore duhet të jenë të gatshme të ndërhyjnë me rregullore të përshtatshme në momentin që instrumente të tilla të tregut financiar fillojnë të luajnë një rol serioz dhe sistematik në treg.”

Guvernatorët  diskutuan edhe mbi sfidat që shtrohen përpara ekonomive të rajonit nga rritja e inflacionit dhe reagimi i bankave qendrore ndaj tij.

“Në vendin tonë është arritur reduktimi i inflacionit nga piku prej 8.3% në nëntor 2023, në nivelin prej 4% në dhjetor 2023. Në të njëjtën kohë është siguruar dhe ruajtja e një rritjeje ekonomike solide prej rreth 3.5% për vitin 2023.”

Me daljen e Shqipërisë nga lista e vendeve në monitorim të shtuar, në fund të vitit 2023, Guvernatori ka komunikuar me Autoritetin Bankar Evropian (EBA) duke shprehur gatishmërinë e Bankës së Shqipërisë për të realizuar procesin teknik të vlerësimit.Forumi “Euromoney” për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore  është një aktivitet i përvitshëm që mbledh së bashku figura të njohura të fushës akademike, ekonomike e financiare./abcnews.al